“Te dy jane zemerthyer”, çifti i njohur i jep fund lidhjes

Michael B. Jordan dhe Lori Harvey thuhet se janë ndarë.

“Michael dhe Lori janë të dy shumë zemërthyer”, tha një burim për People. “Ata ende e duan njëri-tjetrin.”

“Michael është pjekur shumë gjatë marrëdhënies së tyre dhe ishte gati të përkushtohej për një marrëdhënie afatgjate,” shtoi burimi. “ Ata kaluan momente të shkëlqyera së bashku dhe nxorën më të mirën nga njëri-tjetri.”

Jordan, 35 vjeç, dhe Harvey, 25 vjeçe, filluan të dilnin në vjeshtën e vitit 2020 dhe e zyrtarizuan lidhjen në Instagram në janar 2021.