Rrjeti sot është mbushur me statuse për dashurinë dhe dhurata për personat e zemrës si për ditën e të dashuruarëve.
Një tjetër çift i estradës që kanë ndarë një moment romantik në rrjet janë Sara dhe Pajtimi.
Romanca e tyre filloi brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” dhe i mbijetoi kohës dhe jashtë.
Pajtimi ka menduar që për këtë ditë të veçantë t’i bëjë Sarës një arush të madh dhe një buqetë me lule të shoqëruar me një pusullë.
“Urime Shën Valentinin zemër. Të dua deri në Shën Valentinin e fundit të jetës. I joti PM.”