Të ardhurat e zyrtarëve publikë, ja sa shkon pasuria e Adriana Matoshit

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurive të zyrtarëve të lartë publik të shtetit dhe ndër to edhe të aktores e deputetes Adriana Matoshi.

Adriana ka deklaruar një shtëpi 66 metra katrorë në vlerën e 400 mijë eurove, për të cilën thotë se është e trashëguar që nga viti 1957 dhe se është në emër të prindërve të saj.

Ajo ka deklaruar gjithashtu një makinë që kushton 3 mijë euro, po ashtu e prindërve.

Aktorja ka deklaruar të ardhurat vjetore nga Kuvendi i Kosovës, nga një produksion i serialit si dhe nga lokali privat që ka në Prishtinë.

Ajo ka zbuluar se merr mbi 15 mijë euro në vit nga Kuvendi i Kosovës.