Tayna ka një mesazh për ish të dashurin dhe këtë na e zbuloi TikTok-eri i famshëm!

Cilido prej nesh që ka një llogari në TikTok, ka rastisur të paktën njëherë në një video të Goub.

Tiktoker-i i famshëm, emri i vërtetë i të cilit është Goubran Bahou, është i njohur për vox pop-et e tij kudo në botë, teksa pyet njerëz të rastësishëm rrugëve për çdo gjë, por zakonisht pyetje të sikletshme e përgjigjet më pikante që merr i ndan me ndjekësit duke marrë miliona shikime.

Në një prej video-ve të tij të fundit, ku pyet njerëzit në një plazh të Miami-t, ai ka rastisur me reperen e njohur shqiptare, Tayna.

Artistes ai i drejton pyetjen “Çfarë mesazhi ke për ish-të dashurin” dhe Tayna nuk heziton t’i japë telefonin, i thotë ta vendosë në vesh dhe i drejton fjalët: “Numrin që keni marrë “nuk i plas“”.