WhatsApp me sa duket do të vijë me një risi të re.
Së bashku me mundësinë e përdorimit të një llogarie të vetme në dy telefona të ndryshëm, mundësia për të redaktuar mesazhet pas dërgimit është një nga funksionet më të kërkuara mes mbi 2 miliard përdoruesve të WhatsApp në botë.
Dhe kompania, e cila është pjesë e grupit Meta, duket e gatshme t’i dëgjojë.
Nga një pamje e ekranit e publikuar nga Wabetainfo, së shpejti do të jemi vërtet në gjendje të ndryshojmë tekstin e një mesazhi pas dërgimit të tij.
Do të funksionojë kështu: mbani shtypur mesazhin që dëshironi të korrigjoni, në mënyrë që ta zgjidhni atë, klikoni në menunë me 3 pika dhe më pas klikoni Edit, duke bërë ndryshimet dhe mesazhi do dërgohet përsëri.
Nuk është ende e qartë nëse do të ketë një afat kohor për modifikimin e mesazheve, domethënë nëse opsioni Edit do të jetë i disponueshëm vetëm për një numër të kufizuar minutash.
Ende nuk dihet se kur do të jetë e disponueshme kjo veçori.
Së fundmi është raportuar se aplikacioni WhatsApp po synon të ndërpresë përkrahjen për sistemin operativ iOS 10 dhe iOS 11 gjatë tetorit të këtij viti.
Kjo lëvizje e kompanisë Apple është paralajmëruar përmes njoftimeve që shfaqen me rastin e instalimit të versionit më të ri iOS, e që tregojnë se përkrahja për iOS 10 dhe 11 do të ndërpritet më 24 tetor.
WhatsApp rekomandon iOS 12 si opsion për përdoruesit e iPhone.
Ndërkaq ata që vazhdojnë të përdorin iPhone 5s, iPhone 6 apo iPhone 6s, akoma do të mund të përdorin aplikacionin, por përdoruesit e iPhone 5 dhe 5c do të jetë më mirë që të fillojnë të mendojnë për një telefon të ri.