Ishte përfolur edhe më parë, megjithatë vetëm tani është konfirmuar data zyrtare e nisjes së edicionit të dytë të “Big Brother Albania VIP” dhe ajo është 24 dhjetori.
Një postim i faqes zyrtare të Top Channel në Instagram e konfirmon këtë, teksa na shfaq një spot me momentet më pikante të edicionit të parë dhe e quan programin si “reality show”-n më të ndjekur ndonjëherë, ndërsa nisjen e sezonit 2 si “dhuratën e publikut për festat e fundvitit”.
Në fakt moderatorja Arbana Osmani na kishte paralajmëruar që do të niste më shpejt se ç’prisnim, teksa ajo vetë dhe producentja Lori Hoxha kanë ndarë në rrjetet sociale copëza të vogla nga ajo që sërish do jetë shtëpia më e ndjekur në Shqipëri.