Që personazhi i preferuar i Luiz Ejllit është Joker-i, këtë e kemi vënë re disa herë brenda shtëpisë së “Big Brother”, jo vetëm nga loja që bën dhe personaliteti qê ka shfaqur, por edhe sepse ka zgjedhur më shumë se njehëherë të “maskohet” si ai.
Jo më kot edhe në kulmin e dramave të tij, pak javë më parë, pas historisë me sëmundjen, zgjodhi të jetë pikërisht si personazhi i famshëm.
Ndërkohë sot ai ka vendosur që të ndryshojë “look” dhe është shfaqur në Prime me flokët jeshile, shumë i ngjashëm me versionin e Joker nga Jared Leto.
Nuk e dimë nëse është e menduar nga këngëtari, është strategji apo thjesht i ka thënë Kiara që duket mirë, por në fakt i shkojnë!