Duke nisur nga data 1 janar, fillon menyra e re e regjistrimit dhe e testimit per kandidatet qe kerkojne patenta.
Sistemi i ri i patentes ka nje kategorizim me specifik, ku perfshin leje te vecante drejtimi per shoferet qe jane mbi moshen 16 vjec.
Ata do te mund te drejtojne makina me kambio automatike. Jo vetem kjo, ka dhe me shume elemente sigurie.
Sa i përket tarifave, ato nuk ndryshojnë, as për testimin, as për pajisje me leje drejtimi. Për të rinjtë mbi 16 vjeç, do të ketë një patentë të veçantë. patenta
Leja e drejtimit për makina me kambio automatike do t’u jepet personave mbi 16 vjeç, të cilët do të mund të drejtojnë çiklomotorë, mjete me motor deri në 50 kubikë, me shpejtësi nga 25 deri në 45 km/orë.
Për të përfituar lejen e drejtimit, personi duhet të pajiset me çertifikatë mjekësore dhe duhet të regjistrohet pranë zyrave të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor. Më pas duhet t’i nënshtrohet provimit të teorisë, që nëse e fiton, pajiset me patentë. patenta
Theksohet se këta drejtues nuk mund të ngasin lloje të tjera mjetesh. patenta