Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio koreografi i njohur dhe njëkohësisht ish-banori i edicionit të parë të “Big Brother Vip”, Tan Brama.
Brama foli pak më shumë për projektin e tij të fundit, një këngë të titulluar “Tomahawk” e cila do të publikohet së shpejti.
Ai gjithashtu ka treguar se si i ka marrëdheniet me ish banorët e tjerë të BB VIP.
“Unë si person jam kur të shoh me sy më bie mendja për ty por për disa as nuk më bie mendja fare, e dinë vetë ata për kë e kam. Me disa flas, më japin like por me disa të tjerë që prisja më shumë nuk kam më asnjë komunikim. Unë u futa vetëm dhe dola vetëm. E shijova në maksimum.”
Tan Brama u pyet gjithashtu per marrëdhënien me Ilir Shaqirin, për të cilin u shpreh:
“Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thashë që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon.”