Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayışman janë nga çiftet më të pëlqyera nga publiku.
Modelja dhe missi shqiptare prej kohësh është zhvendosur në Turqi afër aktorit ku kanë krijuar edhe familjen e tyre.
Së fundmi Almeda ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ku mes tjerash dikush e pyeti: A keni kërcyer kërcime tradicionale shqiptare?
Abazi u përgjigj me një video duke zbuluar se ajo dhe ylli turk kanë hedhur vallen shqiptare në dasmën e tyre.
Çifti i njohur janë prindër të dy fëmijëve, Efehan dhe Alina.