Surprizë! Tea Trifoni bëhet pjesë e “Big Brother VIP”

Tea Trifoni, vajza që rrëmbeu vëmendjen e publikut në edicionin e dytë të “Për’puthen” do të bëhet pjesë e Big Brother Vip Albania.

Burime për “Vip Magazine” bëjnë me dije se Tea është pjesë e personazheve të njohur që i kanë thënë po ftesës së produksionit që theu rekorde shikueshmërie vitin e kaluar.

Tea u kthye në një personazh mjaft të komentuar dy vite më parë për shkak të lidhjes që krijoi në emisioninn e dashurisë.

Edhe pas përfundimit të këtij formati ajo ka qenë shpesh herë në qendër të mediave rozë për jetën e saj personale.