Na ndajnë pak muaj nga sezoni i ri televiziv. Prej kohësh përflitet se kush do jetë pjesë e cilit emision, e se cili do e moderojë.
Sot, ‘Kryefjala’ raporton se thuhet lart e poshtë thuhet se këngëtarja Nora Istrefi mund t’i bashkohet kastit të “Dancing with the Stars”.
Deri tani kastit të spektaklit i mungon një emër i madh i showbizit ndaj Nora do t’i bënte punë produksionit.
Nëse Nora pranon të bëhet pjesë e këtij program kërcimi kjo nuk do të ishte eksperienca e saj e parë.
Ajo vite më parë ka marrë pjesë në edicionin e parë të “Dance with me”, por e la garën përgjysmë pasi mësoi që ishte shtatzënë me vajzën e saj, Renee.
Deri tani janë zbuluar emra si Eni Shehu, Sara Karaj, Enxhi Nasufi, Efi Dedhes. Ndërsa dy anëtaret e jurisë mendohet të jenë Valbona Selimllari dhe Lori Balaj.
Ndërkohë, Bora Zemani do e moderojë, ndërsa Megi Pojani do jetë në ‘Gold Room’.