Surprizë! Melisa Lleshi bëhet pjesë e “Big Brother VIP”

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Melisa Lleshi është bërë pjesë e “Big Brother VIP Kosova”.

Melisa iu bashkua sonte pjesës tjetër të banorëve, duke u bërë kështu zyrtarisht pjesë e shtëpisë.

Kujtojmë se veç Melisës, pjesë e BBV Kosova janë dhe Andi Artani me Atdhe Xharavinën, gjithashtu ish-konkurrent të “Përputhen”.

Para hyrjes në BBV, Melisa ishte pjesë e “Dance With Me” ku arriti deri në finale por pa mundur t’a fitojë spektaklin e kërcimit.

Mesa duket Melisa është e vendosur të jetë pjesë e ekranit, ndaj vazhdon të provojë eksperienca televizive njëra pas tjetrës.

I urojmë vetëm suksese!