Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një nga çiftet më simpatike të skenës muzikore shqiptare, lidhja e të cilëve nuk është shumë e ekspozuar në media dhe rrjetet sociale pasi çifti kanë vendosur ta mbajnë sa më private.
Dyshja që lidhjen e kanë kurorëzuar me fejesë së shpejti do të bëhen prindër.
Burime nga Kryefjala kanë bërë me dije se këngëtarja është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do bëhet nënë me fëmijën e parë.
Prej vitesh tashmë, ata janë në një lidhje të konsoliduar, e tanimë dashuria e tyre do të vuloset me një bebush!
Eni dhe Genci janë së bashku prej vitesh ndërsa janë njohur gjatë një turneu në Amerikë.
Në një intervistë të dhënë kohë më parë këngëtarja ka zbuluar njohjen e tyre.
“Me Gencin jemi njohur në një turne në Amerikë. Të them të drejtën në fillim më është dukur shumë mendjemadh dhe i thashë Gretës ‘obobo si do e shtyjmë në turne, ky as muhabet s’do na bëj’ dhe përgjigja e Gretës ishte: ‘Eha sa e vret mendjen, sikur do bëjmë krushqi me të’. Përfundimin e dini besoj”, ka treguar Eni.