Pak ditë më parë, Butrint Imeri shtangu një publik të tërë pasi tregoi hapur mbështetjen e tij për Kiara Titon.
Teksa postoi një foto të Kiarës në rrjetin e tij social, Instagram, këngëtari i bashkangjiti një emoji me kurorë. Si për mos të mjaftuar kjo, postimi i tij u rishpërnda edhe nga babai i tij.
Mirëpo, atëherë kur menduam se cudia mbaroi, mbrëmjen e djeshme Butrint Imeri ngriti mjaft dyshime se prime-in e të martës do ti bëjë një surprizë Kiara Titos.
Teksa postoi sërish një foto në Instagram, sipër saj shkroi: “Një befasi këtë javë…”, dhe menjëherë të gjithëve mendja na shkon vetëm në një vend: shtëpia e Big Brother Vip.
Por, për cfarë surprize mund ti bëjë Butrinti-Kiarës?!
Burime për “Lokimagazine” kanë bërë me dije se brenda studios së “BBV” po përflitet se natën e 17 janarit, me të hyrë data 18 në orën 12 të mëngjesit, pikërisht Butrint Imeri do të jetë ai që do t’i këndojë Kiara Titos këngën për urimin e ditëlindjes së saj.
Po po, Kiara Tito feston ditëlindjen e saj në datën 18 dhe nëse do të kemi të bëjmë me një surprizë nga Butrint Imeri për moderatoren, do të jetë pikërisht kjo.
Vetëm nëse produksioni ndryshon mendim, njësoj si me eleminimin e Gentit. /lokimagazine.com