Duket se Stresi dhe Juliana nuk po gjejnë paqe me njëri tjetrin.
Përpos debatit të ashpër që patën gjatë spektaklit të shkuar, tashmë Stresi ka bërë një kërkesë të pazakontë për publikun.
Në një bisedë me Edonin, reperi u shpreh se në shtëpi do të qëndrojë ose ai ose Juliana e për këtë i ka kerkuar publikut të vendosë.
“Të premten ajo do të përballet me gjithë Shqipërinë për punën e këpurdhave, këtë të dish. Edon është shumë e rëndë për ta bërë atë me t’i thënë gjërat që të helmojnë, që të bëjnë keq. Nuk është problem, këtë të premte shkon ndryshe puna. Këtë të premte dikush do të dalë dhe ishalla largohet, ai nuk që nuk e meriton do të ikë”, thotë ai.
“Kisha pasur dëshirë të jem ose unë ose ajo. Nëse doni sinqeritet. Tani e vendos publiku. Mua më bëj çfarëdo testi nuk dal prej Arkimedit”, tha më tej reperi.
Kujtojmë se ditët e fundit Juliana ka patur përplasje dhe akuza të forta edhe me Lugatin.
Kujtojmë se banorja e “BBVK” ka deklaruar se ka marrë mesazhe nga një politikan dhe më pas ka vënë në dijeni gruan e tij për këtë gjë, ndërsa sipas Lugatit, ajo ka “hyrë” mes martesës së tyre.
“Ti thua që ja kam dërguar mesazhin asaj, ti po hy në një çift. Duhet të të vijë turp. Ti hyn të shkatërrosh njerëz, për mua e ke një “x” të kuq. Ti hy mes martesave duke i shkatërruar njerëzit, e pafytyrë. Bëj twerk tani, se atë di të bësh, s’di gjë tjetër”– u shpreh i revoltuar Xhoni.