Stresi zbulon sëmundjen e rëndë nga e cila vuan Keisi

Reperi Stresi ka folur shpesh për ish bashkëshorten e tij Keisin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova dhe ka shprehur pendesën për tradhëtinë ndaj saj.

Mirëpo, ditën e sotme ai ka rrëfyer për herë të parë një sëmundje të rëndë nga e cila vuan Keisi.

Stresi ka treguar se ajo ka tumor dhe kistë në tru.

Teksa po rrëfehej para banorëve të dënuar, reperi u përlot dhe tha për këtë arsye flet shpesh për të, pasi kjo është brenga e tij më e madhe.

Në fund, reperi u mërzit dhe u ngrit nga shtrati për t’u qetësuar.