Reperi Stresi është një nga artistët më të ndjekur nga të rinjtë. Ai tashmë ndodhet në koncerte brenda vendit e mesazhet nga fansat nuk kanë munguar.
Mirëpo, ai ka bërë publike një bisedë me një vajzë, e cila është vetëm 17-vjeçe.
Kjo e fundit kërkonte të dinte se në cilin club do performonte Stresi, pasi kishte dëshirë për ta takuar. Reperi, e pyet fillimisht për moshën, e më pas e këshillon që të bëjë kujdes pasi ka shumë persona të këqinj që mund të përfitojnë nga ajo.
Reperi shtoi se këtë bisedë e publikoi për të treguar edhe një herë mendimin rreth djemve abuzues.
Ja mesazhi i Stresit:
“Jo se du me bo të mirin po kam 1000 virtyte që duhet me i pas nje fisnik. Zoti i vrafte në qofshin repera a vipa apo ca do qofshin… Cdo femre i falet adoleshenca sepse ka meshkuj kurva që i mashtrojnë dhe kështu ndodh në realitetin tonë të shpifur….. Bohu burr edhe ndale epshin. Stop”