Në shtëpinë më të famshme të Kosovës kanë filluar përplasjet e para mes banorëve.
Stresi dhe Gresa, të cilët dukej se ishin miq shumë të mirë, tani po kthehen në armiq.
Gjatë këtyre ditëve,Gresa ka shprehur pakënaqësi për reperin në biseda me banorët e tjerë, tek është shprehur se nuk i vjen mirë që babai i saj ta shikojë midis dy djemve duke u pyetur se kë pëlqen më shumë.
Sakaq, këto diskutime të Gresës me banorët e tjerë janë diskutuar sot në Prime-n e “Big Brother VIP Kosova”.
Stresi ka reaguar i nervozuar duke e quajtur Gresën fallco dhe duke thënë se e ka njohur Gresën me një 45-vjeçar në orën 5 të mëngjesit dhe aty ka ndërhyrë menjëherë Alaudini duke i kërkuar të kujdes për mënyrën si i drejtohet një femre.