Stresi ka një kërkesë për Noizyn, ky i fundit i përgjigjet duke e cilësuar “familje”!

Reperët Stresi dhe Noizy nuk kanë pasur marrëdhënie të mira në të shkuarën, por prej disa muajsh ata janë pajtuar, duke i lënë mbrapa mosmarrëveshjet që kishin.

Stresi duket se nuk e ka aspak problem që të vishet me rrobat e linjes “Illyrianbloodline”, që është biznesi i Noizy-it për veshjet.

Në një postim në instagram ku shfaqet linja e kostumit Double Eagle 2022, Stresi kërkon një kostum dhuratë, të cilin Noizy ia premton me prioritet, madje duke e quajtur “familje”!

“Si s’na e dhatë 1 kostum dhuratë”, shkruan Stresi.

“I pari sa të dalë collection fam”, i përgjigjet Noizy.

https://www.instagram.com/p/CcqOSy3qatl/?utm_source=ig_embed&ig_rid=93035894-f232-4867-8e09-5b3c4f131d3f

Duket se dy nga reperët më të njohur shqiptarë po shkojnë shumë mirë me njëri tjetrin, aq sa Stresin mund ta shohim së shpejti me kostumet e Illyrianbloodiline!