Duket se deklaratat e Stresit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” nuk kanë të mbaruar.
Teksa po diskutonte me banorët, një moment ai i cuditi të gjithë kur u shpreh se në shtëpinë e BBVK ka fantazma.
Biseda:
Stresi: Natën e parë jam zgjuar keq, edhe në mëngjes.
Gresa: Një natë kemi parë të gjithë ëndrra të këqija, të gjithë.
Stresi: Unë mendoj që ka fantazma këtu brenda. Jo ka. Për Zotin ka. Kam vënë re që vijnë na shohin edhe ikin, na afrohen shumë. A i ke dëgjuar sipër? Ka, unë e di.
Kujtojmë se pak ditë më parë reperi kërkoi të largohej nga programi, por pasi u qetësua tregoi se ishte një ngarkesë emocionale duke vendosur të vazhdojë garën.