Reperi shqiptar i njohur si Stresi është përfolur gjatë në mediat rozë për historinë e tij të dashurisë dhe martesës me Keisin.
Nga postimet e fundit të reperit në rrjete sociale ai ka lënë të kuptohet se të shkuarën e ka lënë pas duke nisur një histori të re dashurie.
Stresi postoi në Instastory një video ku duket që është në praninë e një vajze të cilës ka preferuar t’i mbulojë fytyrën me një emoji.
Po si për të konfirmuar që për Stresin e shkuara për të ka kaluar, ai ka shkruar dhe një status duke u shprehur se që të kesh sukses nuk duhet të kthesh kokën nga e kaluara
“Mos më keqkuptoni e kaluara ka vdekur dhe të kesh sukses mos kalo në të kaluarën po jeto të tashmen. Do thoni ju po kujtimet mbesin? Po mbesin një M… i madh”- ka shkruar Stresi.
Mirëpo, së fundmi Keisi ka bërë një reagim në rrjetin social Instagram, lidhur me foton e saj me mashkullin misterioz.
Ajo shkruan se ditën që do të krijoj një lidhje dashurie, do t’i njoftojë të gjithë.
“Kam nevojë që komuniteti shqiptar të mos jetë kaq turpërues. Çdo ditë, mua më duhet të shpjegohem për diçka idiote.
Për më tepër, kanadezët janë konfuz se pse shqiptarët janë kaq problematikë.
Nëse më duhet të shpjegohem se ka marrëdhënie të ndryshme, atëherë ju njerëz nuk jeni mirë. Njerëzit kanë familje, miq, kolegë, të njohur, marrëdhënie për biznes e kështu me radhë.
Ditën që do të jem në një lidhje dashurie do t’ju njoftoj të gjithëve, kështu që ju lutem relaksohuni.
Gjithashtu lëreni djalin rehat se ai po mendon se ju jeni të çmendur. Në të vërtetë ju njerëz keni nevojë që të keni një ambicie, potencialisht një punë…dhe të ndaloni së marri me mua. Unë po jetoj jetën time dhe jam e lumtur kështu që largohuni tani.”, ishte ky reagimi i Keisit.