Një konflikt tjetër mes reperëve ka pushtuar ditën e sotme mediat rozë.
Bëhet fjalë për reperin BMT, që u rrah nga shokët e Stresit në mes autostradës.
Si arsye po flitet Stresi, pasi anëtari i TBA-së e kishte sharë në rrjete sociale.
Madje sot u shpërnda edhe njē live mes Stresit dhe Noizyt ku ky i fundit i kërkonte mikut të tij të ndalet me kaq.
Siç shihet dhe nga pamjet që po qarkullojnë në rrjet, janë disa djem të rinj që e kanë ndaluar BMT-inë në mes të rrugës teksa po ecte me makinë. Ata shihen duke e goditur dhunshëm, teksa një prej tyre mban në dorë dhe një shkop druri. Gjithashtu edhe automjetin ja kanë dëmtuar.
BMT jeton prej vitesh në Itali, por siç duket ka ardhur me pushime në Shqipëri ku e ka pësuar keq. Pas rrahjes ai ka shkuar në spitalin e Lezhës, ku mësohet se ka patur disa fraktuar në kokë dhe në krah.