Mes shumë prej personazheve që kanë deklaruar se nuk do të donin të ishin pjesë e “Big Brother VIP Albania” është edhe modelja e njohur, Kejvina Kthella.
Këtë e solli në vëmëndje vetë Kejvina, e cila nëpërmjet dy postimeve në Instagram, tregoi se çfarë ja deklaruar dikur për sezonin e parë të “Big Brother VIP”.
Në postimin e parë, modelja tha:
“Zot të lutem më rikthe mbrapsh këto dy orë të jetës sime që i humba duke parë Big Brother VIP”.
Ndërsa postimin e dytë i bashkangjiti shkrimin, “Kjo pjesa nuk di. Duhet të kërkoj edhe një herë falje.”
“Po këto të Big Brother VIP janë aty për show apo për luftë?”
Kujtojmë se rrugëtimi i Kejvinës në “Big Brother VIP” nuk zgjati shumë. Ajo u përjashtua nga programi pasi ushtroi dhunë fizike ndaj Luiz Ejllit.