Ka pak ditë qe banori i “Big Brother”, Graniti, sqaroi Fifin në lidhje me ndjenjat e tij dhe marrëdhenien e tyre. Ai iu shpreh se e do shumë fort si person, por nuk e shikon dot si dicka më shumë sesa thjesht shoqe.
Kjo fillimisht shkaktoi tension por dyshja arritën të gjejnë një kompromis për të vazhduar si shokë dhe raporte të mira.
Por djaloshi nga Gjakova duket se do të bëhet pjesë edhe e një drame, pasi po përflitet se në mesin e banoreve të reja që do të futen brenda është edhe ish e dashura e tij.
Këtë deklaratë e dha gazetari Andi Vrapi i ftuar në Shqipëria live, sipas të cilit në puntatën e radhës të spektaklit do të futen tre femra dhe njëra prej tyre ka një histori me Granitin.
