S’pranuan të dorëzoheshin: Ushtarët e “Ishullit të Gjarpërinjve” që u hodhën në erë nga rusët, janë ende gjallë!

Ushtarët e “Ishullit të Gjarpërinjve” (The Snake Island) kanë marrë admirim të gjerë për trimërinë e tyre.

Detarët ukrainas që i thanë një luftanijeje ruse “shkoni p*rdhuni” janë gjallë, ka konfirmuar marina.

Raportet fillestare sugjeruan se 13 rojet kufitare kishin vdekur pasi refuzuan të dorëzonin “Ishullin e Gjarpërinjve” kur u përballën me forcat ajrore dhe detare ruse të enjten më 24 shkurt.

Kjo bëri që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, të thoshte se do t’u jepte të gjithë marinarëve çmimin “Hero i Ukrainës”.

Megjithatë, tani është konfirmuar nga marina ukrainase, se rojet kufitare janë ende gjallë dhe në fakt janë zënë rob nga Rusia.

Në një postim në “Facebook” që konfirmonte lajmin, marina ukrainase tha se ishte shumë e lumtur kur mësuan se vëllezërit e tyre ishin gjallë dhe mirë. Postimi vazhdoi duke lavdëruar marinarët për “guximshmërinë” që kundërshtuan dy herë “sulmet e pushtuesve rusë”.

Lufta ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës ka hyrë në ditën e saj të pestë, teksa qindra vetë janë raportuar të vrarë dhe mijëra të tjerë të plagosur. Fokusi i ditës së sotme është takimi në Bjellorusi mes delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës. Kievi vijon të jetë nën kontrollin e forcave ukrainase, të cilët nuk kanë lejuar avancimin e ushtrisë rusë.