Avokati Spartak Ngjela është një përdorues i rregullt i rrjeteve sociale ku bien në sy komentet pikante që lë.
Së fundmi, ai ka tërhequr vëmendjen me një koment në një foto të moderatores Bora Zemani.
Ngjela e komplimenton Zemanin për pamjen e jashtme ndërsa e konsideron si një ikonë të ekranit.
“Bora, ti tani je një ikonë absolute e bukurisë në ekranet e Shqipërisë. Prandaj, estetikisht, ke arritur të jesh si një kryevepër arti për një audiencë shumë të gjerë. Suksesi që keni vendosur në Shqipëri, për ju, do të mbetet si një memorie historike. Ju përshëndes miqësisht…”, shkruan Ngjela.
Por, kjo nuk eshte hera e pare qe avokati i komenton Zemanit. Muaj me pare ai i shkruante moderatores teksa shprehej:
Bora, me lejoni t’ju komplimentoj për performancën tuaj me klas artistik… që është një harmoni e plotë midis intelektit të lartë, elokuencës së zgjedhur dhe bukurisë fizike. Sukses të përsëritur të kesh gjithmonë…