Michael Jackson njihet si mbreti i muzikës pop dhe këngët e tij vijojnë të dëgjohen ende sot, 13 vite pas vdekjes së tij.
Megjithatë, fansat nuk do munden të dëgjojnë më 3 këngë të tij, të cilat janë hequr nga publikimi.
Bëhet fjalë për 3 hitet të publikuara në vitin 2010, “Monster”, “Keep Your Head Up” dhe “Breaking News”, të cilat u përfshinë në albumin e publikuar nga shtëpia diskografike si homazh për yllin.
Arsyeja e tërheqjes nga tregu i këngëve ëhstë pas akuzave të një fansi se zëri që i këndon ato është në fakt i një këngëtari tjetër, dhe jo i Jackson, duke e akuzuar kompaninë për vjedhje.
Megjithatë, SONY Music ka nxjerrë një deklaratë ku shprehej se tërheqja e këngëve nuk kishte të bënte aspak me origjinalitetin, por thjesht për të zvogëluar zhurmën u zgjodh kjo mënyrë.
Albumi “Michael” u publikua pas vdekjes së këngëtarit dhe përmbante këngë të pa publikuara më parë, ndërsa edhe vetë familja e këngëtarit kishte dyshime nëse ai i kishte kënduar vetë të gjitha.