23 tetori është një ditë speciale për Soni Malaj. Këngëtarja e njohur shqiptare sot feston ditëlindjen e 41-të.
Në mesin e urimeve të shumta në sy ra ai i ish-bashkëshortit të saj Mirko Luccarelli.
Balerini italian ka befasuar duke publikuar një foto bashkë me Sonin bashkë me urimin për ditëlindje.
“Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar ai, ndërsa foto është ripostuar edhe nga këngëtarja.
Ish-çifti që janë prindër të një vajze ruajnë raport të mirë edhe pas ndarjes madje kohë më parë në media u përfol edhe një mundësi ribashkimi, sigurisht marr shkas nga veprimet e tyre ndaj njëri-tjetrit.