Skena të inspiruara nga këngëtarja e njohur! Ja nga e mori Dafina Zeqiri idenë për pamjet në klipin e ri

Dafina zeqiri bëri bujë me klipin e këngës që para se ta publikonte atë.

Në disa skena të klipit ajo shfaqet në një gomë në mes të një lëndine, teksa lëkundet e ulur sipër gomës, e veshur me taka dhe një fustan të shkurtër e me dekolte.

Është vënë re se këto fragmente të skenave të klipit të Dafinës janë të huazuara nga videoklipi i artistes së njohur amerikane, Lana Del Rey.

Lana u shfaq e ulur në një gomë në mes të një lëndine duke u lëkundur, në videoklipin e këngës së saj “Ride”, e publikuar në vitin 2012.