Suedia, një nga vendet më të lakmuara nga të gjithë njerëzit kudo nëpër botë, tashmë po përballet me shumë kritika.
Çfarë ndodhi?
Në një forum në Reddit, një përdorues shkroi se kur ishte fëmijë dhe po luante në shtëpinë e një shoku suedez, ai qëndroi për pak kohë vetëm pasi familja e shokut po hante darkë.
A e kundërshtoi njeri këtë pretendim?
Jo, shumë njerëz konfirmuan se ishte e zakonshme. Në Suedi, shokëve që vijnë në shtëpi për të luajtur nuk u jepet ushqim.
Pse?
Së pari, familjet suedeze hanë së bashku. Së dyti, fëmijët vizitorë nuk ushqehen nga respekti për rutinën e ngrënies së darkës me familjen e vetë. Së treti, askujt nuk i intereson.
Si?
Po, ndryshe nga familjet tona ku gjyshes së shokut/shoqes i ngel hatri nëse nuk ha edhe ti me ta, në Suedi askush nuk do t’ia dijë. “Mbaj mend që nuk më interesonte fare që nuk po ushqehesha”, shkroi Linda Johannson në Independent. “Unë thjesht vazhdova të luaja dhe kalova bukur, teksa familja tjetër po hante darkën.”
Çfarë mendojnë jo-suedezët?
Epo, ja nisi të qarkullojë një hartë ku janë shënuar shtetet europiane. Me blu – vendet që të japin gjithmonë ushqim; me bojëqielli – vendet që të japin zakonisht ushqim; me rozë – vendet që nuk janë të japin përgjithësisht ushqim; dhe me të kuqe – vendet që pothuajse nuk ka shanse që të japin ushqim. Shqipëria, patjetër që është me blu. Suedia me të kuqe.
Duhet thënë se në komente vihet re një mungesë tolerance dhe mirëkuptimi për zakonet shoqërore dhe kulturore, në këtë rast, të Suedisë.