Emri i Johnny Depp u rikthye sërish në gjykatë.
Vetëm pak ditë pasi u shpall fitues kundër Amber Heard , Johnny Depp po përballet me një tjetër betejë ligjore.
Kësaj radhe aktori u padit nga Gregg Rocky Brooks për goditjen në xhirimet e “City of Lies”.
Ky i fundit pretendon se ylli hollivudian në vitin 2018 e goditi dy herë në kafaz të kraharorit.
Ngjarjet, sipas versionit të tij, kanë ndodhur më 13 prill 2017.
Avokati i Brooks, Pat Harris, tha se ndërsa ai respektoi vendimin në Fairfax, procesi, në këtë rast, është i ndryshëm dhe rezultati atje do të jetë i parëndësishëm.
“Rasti i Brooks nuk ka të bëjë me dy personazhe të famshëm të Holliwood-it të përfshirë në një marrëdhënie toksike, por ka të bëjë me sulmin ndaj një anëtari të ekipit filmik nga ylli i produksionit. Zoti Brooks mezi po e pret ditën e tij në gjykatë,” vuri në dukje avokati.