S’ka më ‘Tayna e Dafina’! Reperja bën ndryshimin në tekstin e këngës “Bye Bye”

“Bye bye” ishte një bashkëpunim i suksesshëm mes Tayna-s dhe Dafinës rreth dy vite më parë, i cili u bë hiti i verës.

Mirëpo, marrëdhënia e vajzave nuk është më si më parë. Shpesh është thënë se Tayna dhe Dafina i kanë ndërprerë kontaktet me njëra-tjetrën, por nuk dihet arsyeja.

Si Tayna edhe dafina vijojnë ta këndojnë nëpër koncerte këngën “Bye bye”, teksa një video e Taynës është bërë virale së fundmi në rrjet.

Ajo shihet teksa këndon këngën dhe vihet re se ajo bën një modifikim në vargun: “Bashk na kur vina, kërkush mo veç Tayna e Dafina”.

Tashmë, Tayna e ka ndryshuar paksa tekstin duke e kënduar kështu: “Kërkush mo, veç Tayna e Doruntina”. Kujtojmë që emri i vërtetë i reperes së njohur është Doruntina.