Italia e ka hequr Shqipërinë nga vendet e listës “D” çka do të thotë se që nga nesër nuk do lejohet të udhëtojë drejt shtetit italian askush që nuk ka një arsye specifike.
Vendimi është marrë së fundmi dhe është hapi i radhës pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Italisë për të lejuar shqiptarët që të udhëtojnë për në Itali nga gushti deri në ditën e sotme vetëm duke treguar certifikatën e vaksinimit ose një test PCR.
Por me vendimin e sotëm, asnjë shqiptar nuk do të mund të futet në Itali nga Shqipëria pa patur një arsye specifike. Në terma konkrete, hyrja në Itali lejohet vetëm për arsye pune, shëndetësore, studimi dhe urgjence të ndryshme, ndërkohë që përjashtohet sërish arsyeja e turizmit.
Po ashtu, lejohet rikthimi në vendin fqinj për të gjithë personat që kanë nënshtetësi të një vendi të Bashkimit Europian, ose kanë rezidencë aty, si dhe për kategori të ndryshme si sportistët, gazetarët etj.
Personat që paraqiten në kufi duhet të tregojnë modulin Passenger Locator Form të përpiluar, tamponin negativ të kryer deri 72 orë më parë dhe duhet të karantinohet për 10 ditë në adresën e përcaktuar në modulin e mësipërm.