Tea Trifoni u eliminua mbrëmjen e djeshme nga “Big Brother VIP”, ndërsa sot ishte e ftuar në “Fan Club” ku dha intervistën e saj të parë pas daljes.
Ndër të tjera, Tea u shpreh me bindje se Luizi do të jetë fituesi i “Big Brother VIP”, ndërsa në finale me të do të shkojnë Dea, Kristi dhe Maestro.
“Luizi është i pari, e di që do jetë, Maestro i dyti, Kristi i tretë dhe personi i katërt…unë do doja të shihja Dean”, u shpreh Tea.
Sa i përket pyetjes: “A ka ndjenja për Luizin”, Tea tregoi se nuk duhet të përflitet kurrsesi që ka ndjenja për këngëtarin apo anasjelltas, sidomos duke ditur që ai sapo “u martua” me Kiarën.
Madje sipas Teas, duke ditur dhe diferencën që ka në moshë me Luizin, ajo 23 dhe ai 37, nuk mund të ketë diçka mes tyre.