Të gjithë e dimë që tërheqja seksuale në marrëdhëniet heteroseksuale është e rëndësishme, pasi në mënyrë të pavetëdijshme, subkoshienca e lidh me aftësinë për të lënë pasardhës.
Përgjithësisht, për burrat tërheqja ndaj një gruaje lidhet me raportin bel-ije dhe masën trupore.
Për të vazhduar më tej, ata kanë tendencën të shohin më shumë pjesën e gjoksit, ijeve dhe belit në raport me pjesët e tjera të trupit sepse në këto zona marrin më shumë informacion nëse ndjejnë tërheqje fizike apo jo.
Përveç kësaj që përmendëm, një tjetër komponent që lidhej shumë me tërheqjen fizike është ngjyra e veshjeve që gratë zgjedhin.
Sipas studimeve, e kuqja është një nga ngjyrat më tërheqëse për burrat sepse lidhet me dashurisë dhe pasionin.
Ngjyra ka një ndikim të madh edhe në faktorë të tjerë psikologjikë, përfshi këtu humorin dhe aftësinë për të marrë vendime.
Përshembull, ngjyrat e ndezura priren të lidhen me emocionet pozitive, dhe ngjyrat e errëta me emocione negative, të cilat gjithashtu mund të shpjegojnë sesi ngjyra mund të ndikojë në perceptimin tonë për tërheqjen fizike.
Nëse për gratë është e qartë se çfarë burrat vlerësojnë tek ato si tërheqëse, është gjithashtu e kuptueshme që duan të jenë në gjendje të vlerësojnë sa tërheqëse është një grua tjetër për të bërë krahasimin me veten.
Kjo së pari për të vlerësuar shanset në përzgjedhjen e partnerit dhe së dyti për të patur “nën kontroll” ç’lloj konkurrenteje mund të përbëjë kërcënim për marrëdhënien.
Teoria e ‘efektit të ngjyrës së kuqe’, e cila thotë se burrat i vlerësojnë gratë që veshin të kuqe si më tërheqëse për shkak të një lidhjes me pasionin dhe aftësive seksuale, u zbulua gjithashtu se vlente edhe për gjykimin e grave ndaj grave të tjera.
Studiuesit kanë arritur në përfundimin se më pak tërheqëse një grua ngjante me veshje jeshile ose gri, kjo ndoshta për shkak të preferencave personale të ngjyrave.
Në përgjithësi, e kuqja preferohet prej të gjithëve pasi lidhet me të qënin dominant, e ndërsa grija dhe e gjelbra lidhen me energjinë e vakët.
Burimi: Psychology Today