Megjithëse rrugëtimi i Ronaldo Sharkës në “Big Brother VIP Albania” nuk zgjati shumë, ai sërish morri një vëmendje mjaft të madhe.
Pas daljes nga reality show, gazetarin e kemi parë mjaft aktiv në rrjetet sociale por dhe nëpër intervista të ndryshme.
Së fundmi, ai ishte i ftuar në “Breaking” ku ndër të tjera foli dhe për banorët që sipas tij do të arrijnë në finale.
“Unë jam në dilemë për të 4-tin. 3 finalistët janë Maestro, Olta dhe Luizi. Maestro ka qenë shumë herë në nominim sepse nuk i njihte fillimisht shumë njerëzit, por ai është zbulim i atij Big Brother. Në gjuhën popullore themi se ai është “skuth” po në lojë është shumë mirë. Unë personalisht do doja të shikoja Bonën. Na ka dhuruar tërë këto video dhe aty ka sjellë frymë tjetër. Por Luizi e ka fituar” u shpreh Ronaldo Sharka.