Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zemër Luana”, ka qenë i ftuar reperi Arian Agushi, i njohur ndryshe nga publiku me emrin artistik, Gold Ag.
Si gjithmonë Ariani është tejet i rezervuar, ndonse këtë herë ka vendosur të zbulojë disa gjëra nga jeta e tij personale.
Reperi ka realizuar pyetësorin ku nuk duhej të përgjigjej me frazat: po, jo, mbase, ndoshta.
Një ndër pyetjet e këtij pyetësori që duhej të realizohej në vetëm 180 sekonda ka qenë: “A do e puthje bashkëshorten në publik?”
Përgjigja e reperit ka qenë paksa shokuese.
“Nuk do e puthja gruan në publik, se atë e bëjnë vetëm kafshët”, ka përfunduar ai duke lënë pa koment të gjithë të pranishmit.