Ditën e sotme, Luizi dhe Bjordi ndanë mendimet e tyre se cilët nga banorët do të shkojnë në finale të BBV.
Si fillim ata u ndalën tek Olta Gixhari, ku treguan se ajo është një lojtare e fortë vetëm prej aleancave që ka krijuar, por nëse e lë vetëm ajo nuk do durojë dot
“Sa më shumë që i mblidhen aq më e fortë bëhet. Po e le vetëm ajo mbaron, në thonjëza “kryen vetëvrasje”, nuk qëndron, nuk duron”, tha Luizi.
Nga ana tjetër Bjordi shtoi se Luizi pas pak kohe mund të bëhet shok me Oltën: “Nuk do ishte çudi, pas një muaji, që ti dhe Olta të bëheni super-shokë të ngushtë”.
Më pas, Luizi tregoi se sipas tij, banorët që do të arrijnë finalen e BBV janë: Kristi, Bjordi, Luizi, Efi.
Ndërsa sipas Bjordit: Bjordi, Luizi, Olta, Amos.
Përsa i përket Tea Trifonit, Luizi tregoi se e dinte më të fortë si lojtare por u thye herët, “ka filluar të lërë nam”.