Sindi Loci, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin e mëngjesit në televizionin kosovar T7 ku për të disatën herë ka folur mbi eksperiencën në “Përputhen”.
Si asnjehere me pare, Sindi ka rrefyer presionin qe i eshte bere nga autorja e programit te “Perputhen”, Olsa Muhameti sebashku me moderatoren Bora Zemani.
“Jam ndjerë në presion nga gjithëkush aty, jo vetëm nga konkurentët, opinonisti, jam ndjerë në presion edhe nga prezantuesja dhe nga autorja dhe mendoj se e kam menaxhuar veten time shumë mirë pa pasur parasysh që njerëzit aty nuk parë asnjë nga prapskenat që ne ishim gjatë gjithë kohës”, është shprehur ish-konkurentja
Sindi ka theksuar se nuk ka dashur të bëhet pjesë e kompromiseve, por i ka ndodhur vetëm dy herë gjatë rrugëtimit të saj në “Për’puthen”.
“Normalisht që po, se çfarë të them jo asnjëherë kompromise përveç dy rasteve që ishte një takim që m’u refuzua. Thashe dakord nuk do të dal me këtë djalë, pasi publiku nuk më sheh me këtë djalë pavarësisht se ne kishim pëlqim me njëri-tjetrin. Ka qenë një takim që unë e kam pranuar padyshim pa dëshirën time 4 minutësh dhe u presionova që të kisha një takim të plotë me të dhe pse unë nuk kisha një farë tërheqje me të. Do të dilja në një takim tallës me të, kështu që unë nuk doja të ofendoja as atë dhe as veten time. Normalisht që skenaret i kam parë më shumë përsa i përket çfarë duhet të thuash , por edhe tek vajzat . Më ka rastisur që njëherë në një nga debatet e mia më të forta, tani që i kujtoj dhe i shoh gjërat më me ftohtësi një nga asistentet e autores i përshpërit njera nga vajzave shiko se Sindi ka takimin dhe mundohu të bësh xhelozen pasi ka dalur në takim me djalin që t’i po del”, tha ajo.
Ndër të tjera, Sindi ka treguar edhe nje here se do të sjellë një format të ngjashëm televiziv si “Për’puthen”.
“Gjithçka do të jetë ndryshe në mesazhet që përcjell një emision, në Përputhen me shumë përcollëm mesazhe shthurje dhe imoralitet deri diku impulsivitet”, tha ajo.