Siç nuk e kemi parë më herët, Edi Rama shfaqet duke kënduar këngën “Bella Ciao” krah këngëtarit shqiptar

Dy vitet e fundit TikTok-u është kthyer në një sensasion me trendet virale që kanë përfshirë njerëz nga gjithë bota.

E ky rrjet social ka marrë edhe vëmendjen e politikanëve shqiptarë, që nga kryeministri Rama, te Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhin e të tjerë.

Së fundmi, po komentohet shumë një video e publikuar nga Edi Rama, ku shfaqet duke kënduar “Bella Ciao”. Kjo njihet si kënga simbol e rezistencës, por edhe himn i të majtës botërore.

Kënga “Bella Ciao” u këndua edhe në Samitin e Berlinit në shenjë sensibilizimi me protestat në Iran pas vrasjes së Mahsa Aminit për hixhabin.

Reagimet e njerëzve për videon kanë qenë të ndryshme, teksa vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që Rama ‘zhvishet’ nga kostumi i kryeministrit.