E pesta në garë që ka konkurruar në Festivalin e Këngës, është artistja “Fifi” (Filloreta Raçi).
Para se të niste interpretimin ajo rrëfeu në një bisedë të shkurtër me moderatoren Arbana Osmani se kjo këngë ishte një mesazh kundër bullizmit.
Ndërkaq artistja u shfaq në këtë edicion të 61-të të Festivalit të Fundvitit me një look krejt ndryshe.
Kënga që interpretoi artistja titullohet “Stop” dhe u shoqërua edhe me një performancë baleti.