Sot puntata e “Për’puthen” ishte shumë e veçantë dhe nga atmosfera festive e vitit që po vjen, këtë herë nuk u transmetua asnjë takim.
U diskutua për dashurinë, për suksesin e programit, për nisjen e tij dhe për konkurrentët.
Gjithashtu u transmetuan prapaskena të takimeve, por edhe momente të prezantimit të Borës në studio, ngatërresa, të qeshura e të bërtitura.
https://www.instagram.com/tv/CYKBFVRIzKk/?utm_medium=copy_link
Përsa i përket dëshirave ajo tha se ka po të njëjtat dëshira si çdo vit, shëndet e lumturi për familjen e saj dhe sidomos për të voglin e saj Arborin.
Ngacmimet për dashurinë nuk munguan, kësaj here nga Mevlani, i cili është rikthyer.
Ai e pyeti Borën : Po dashuria?
Bora i tha: Kam aq shumë dashuri o Mevlan, por po erdhi dhe ajo dashuri e mirëpres sigurisht.