Blendi Fevziu është nga personazhet më të dashura të ekranit shqiptar, të cilin me dekada e kemi parë në rolin e prezantuesit të debateve politike e trajtimit të çështjeve sociale.
Por së shpejti Fevziun do ta shohim pjesë të një spektakli, ashtu siç nuk e kemi parë kurrë më parë.
Bëhet fjalë për spektaklin ‘’Krishtlindje në Tiranë’’.
Lajmi është bërë i ditur nga producenti Sokol Guga me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram, duke u shprehur i lumtur që do të ndajë skenën me Blendi Fevziun.
“Me gazetarin më të mirë dhe më të suksesshëm të ekraneve shqiptare. Me Blendi Fevziu do të jemi në një skenë në spektaklin “Krishtlindje në Tiranë” Faleminderit që i the “PO” ftesës sime”, ka shkruar ai.