Edhe pse duket se çdo lëvizje e çiftit Kiara Luiz së fundmi është nën lupën e çdo njeriu, duket se shumë persona e kanë humbur momentin e shumëpritur të vizitës së Kiarës në Shkodër.
Në fakt, as moderatorja dhe as këngëtari nuk kanë ndarë asgjë në rrjetet sociale, megjithëse disa video që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë momentin kur Kiara është në mesin e shumë fansave të saj në qytetin e veriut dhe pritja duket se ka qenë më mirë se sa vetë ajo mund ta ketë pritur.
Në video shihet Kiara e rrethuar nga shumë zonja, në dukje nga një biznes fason (arsyen përse çifti ndodhet aty nuk e dimë), teksa dëgjohet mjaft qartë që në theksin karakteristik shkodran i bëjnë komplimenta dhe i kërkojnë foto.
Madje e quajnë edhe “nuse shkodre”, ndërsa po ashtu dëgjohet sigurisht edhe emri Luizit.