“Thërrime” është një term jo klinik, i cili i referohet manipulimit emocional dhe përkon me një taktikë që mund të haset rëndom nëpër lidhje sentimentale dhe jo vetëm.
Kur një person “e ushqen” me një masë shumë të vogël dashurie/ vlerësimi partnerin/ en dhe kjo e mban gjithnjë e më shumë të lidhur në marrëdhënien e krijuar, duke e detyruar personin tjetër të jetë “i varur” nga manipulatori/ ja.
Cilat janë shenjat e zakonshme të “thërrimeve”?
1. Një situatë shumë e zakonshme është: kur ai/ ajo të dërgon një mesazh romantik dhe pas një shkëmbimi të shkurtër, tërhiqet. Pra, nëse dikush të ka shkruar për të dalë dhe krejt papritur zhduket, ke të bësh me dukurinë e “thërrimeve”.
2. Një shembull tjetër mund të jetë telefonata vetëm në orë të vona të natës, apo takimet vetëm për qëllime seksuale. Nëse gjatë ditës, ai/ ajo nuk kujtohet kurrë për ty, po përdor këtë taktikë.
3. Një tjetër shenjë është edhe befasia e dhuratave. Një manipulues i tillë mund të të surprizojë një buqetë me lule, verë, apo kuti çokollatash, por sërish mund të jetë duke të të dhënë “thërrime”.
Gjithashtu, “thërrimet” janë prezente edhe në ambientin e punës. Një rast konkret mund të jetë një shef/ epror që të premton rritje page apo shpërblim të vazhdueshëm, por gjithnjë i del diçka që e pengon.
Si të përballesh me këtë dukuri?
1. Mbaj shënim sjelljet
Gjithmonë shënoji dhe shikoji me një sy objektiv.
2. Vendos kufij të shëndetshëm
Bëja të qartë personit manipulues që e ke kuptuar metodën e tij/ saj dhe se duhet të ndryshojë sjellje.
3. Distancohu
Ky është një vendim i vështirë, ama nëse asgjë nuk funksionon, është veprimi i duhur.
Burimi: /Anabel