Jeni ende në fillimet tuaja. Keni dalë disa herë dhe herën e fundit shkëmbyet një puthje.
S’keni asnjë ide se si mund të jetë në shtrat, veç fantazive të tij të shfrenuara që jua ka thënë rregullisht, por në mënyrë virtuale.
Para se ta zbuloni vetë, po ju themi një listë me gjëra për të kuptuar që nuk është dhe aq i zoti sa thotë në seks.
1.
Ai i ngul sytë celularit të tij si të ishte një vajzë sexy me të cilën do të donte të flinte ndërsa ty të sheh si një copë të vjetër djathi që ka harruar ta hedhë.
2.
Ju nuk e keni idenë nëse i dukeni e bukur edhe pse keni kohë që dilni bashkë.
3.
Ai nuk ju pyet kurrë për veten.
4.
Kur ju i kërkoni të ndalojë së bëri diçka, ai vendos të vazhdojë ta bëjë sepse i duket për të qeshur.
5.
Ai është i ngathët dhe rrëmujaxhi si personazhi kryesor në një komedi romantike.
6.
Që herën e parë që u puthët, ai tentoi t’ju fuste duart.
7.
Kur e pyesni për të ardhmen, ai murmurit diçka rreth “Playstation”.
8.
Ai mban syze dielli në një ambjent të mbyllur dhe i duket super “cool”.
9.
Ju urreni mënyrën sesi ai ju puth.
10.
Stërvitja e tij përkthehet në ecje të shpejtë drejt frigoriferit.
11.
Ai tallet me ju në sy të miqve të tij.
12.
Ju nuk jeni e sigurt a e pëlqeni atë në të vërtetë.
Burimi: Cosmopolitan