Tea Trifoni ka qenë një nga personazhet më hermetik përsa i përket jetës private e rrallëherë ka folur rreth divorcit të prindërve.
Edhe gjatë kohës që ka qenë pjesë e Per’puthen, por edhe në rrëfimin e jetës së saj në “Big Brother VIP”, Tea ka preferuar mos të japë asnjëherë detaje rreth kësaj teme.
Ditën e sotme, tek ka qenë duke biseduar me Enin në oborr, ky i fundit e pyeti Tean për përjetimet që ka patur për shkak të divorcit të prindërve.
Sërish Tea u kujdes mos të tregonte shumë, por u shpreh se nuk ka patur një ndikim të keq tek ajo pasi ka qenë shumë e vogël për të kuptuar se çfarë po ndodhte.
Kujtojmë se në rrëfimin e Teas në një nga spektaklet e shkuara të BBV, ajo ka treguar lidhjen e fortë që ka me motrën, Maria, për të cilën Tea rrëfeu se është kthyer në një nënë për të pas divorcit të prindërve.