Butrint Imeri, ish partneri i Kiara Titios, shprehu publikisht mbrëmjen e djeshme mbështetjen për moderatoren.
Nëpërmjet një postimi në InstaStory, teksa postoi një foto të Kiarës, Butrinti i vendosi një emoji me kurorë sipër saj.
Mirëpo, si për mos të na mjaftuar “zhurma” që Butrinti krijoi me këtë postim, së fundmi ka reaguar publikisht edhe babai i tij, Afrim Imeri.
Ashtu si këngëtari, edhe Afrimi tregoi hapur mbështetjen për Kiaren. Ai ripostoi në profilin e tij foton me kurorë të Kiarës.
Gjërat po bëhen interesante!