Përdoruesit e Instagramit janë pafund të lumtur pasi më në fund kanë mësuar se si mund të lexojnë mesazhet e dërguara, ndërkohë që dërguesi nuk e kupton.
Nëse dëshironi të shihni mesazhin e dikujt, fillimisht ju duhet ta bëni “restrict” dhe ai/ajo nuk do e kuptojë që ju e keni bërë një gjë të tillë.
Ata akoma do mund të shohin profilin tuaj por nuk mund të shohin kur ju jeni online ose nëse keni lexuar mesazhet e tyre.
Mesazhet e dërguara nga llogaritë “restricted” do të shfaqen në “Request” dhe si rezultat personi nuk do jetë në gjendje të shohë nëse ju e keni hapur mesazhin e tyre apo jo.
Nëse më pas dëshironi t’i përgjigjeni personit, ju thjesht duhet ta bëni “un-restrict”.